Zbulohet emri i të arrestuarit për fajde e bixhoz, i bastiset shtëpia

- Gazeta e Prizrenit

Zbulohet emri i të arrestuarit për fajde e bixhoz, i bastiset shtëpia

Hetimet Rajonale në Prizren në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar një aksion të hënën, që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari që ra në prangat e Policisë dyshohet për dy vepra penale “Fajde” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Fitim Shalën, 32-vjeçar, nga Mushtishti i Suharekës.

Shalës i është bastisur edhe shtëpia, ku janë sekuestruar prova materiale që mund të kenë lidhje me rastin për të cilin ai po hetohet.

Pas arrestimit, 32-vjeçari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit