Një milionë euro për shqiptarin

- Bota Sot

Një milionë euro për shqiptarin

Jasir Asani me shumë mundësi do të largohet nga Gwangju në merkaton e janarit. Diçka të tillë e konfirmon edhe eksperti i merkatos në Korenë e Jugut, Dario Focardi.

Sipas tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga ekipi aktual, teksa 3 klube janë në garë për shërbimet e tij.

Jeonbuk në Korenë e Jugut, Vissel Kobe dhe Yokohama F.Marions në Japoni, janë skuadrat e interesuara për shërbimet e shqiptarit.

Klubi i Gwangju kërkon që të shesë për të përfituar të ardhura dhe “mëngjarashi” nga Shkupi është gati të shitet.

1.5 miliardë won kërkon skuadra e Gwangju për shërbimet e shqiptarit.

Një shifër kjo që përkthehet në 1 milionë euro. Pritet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën Asani, me pistën “Europë” që për momentin nuk ekziston.



Lexoni të gjitha në Bota Sot