Dy oficerët e FSK-së diplomojnë me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

- Gazeta e Prizrenit

Dy oficerët e FSK-së diplomojnë me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Dy oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kapiten Çlirim Morina dhe kapiten Bardhyl Dugolli, kanë përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës në Qendrën e Ekselencës së Manovrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e FSK-së, bëhet e ditur se ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.

“Kapitenët tanë kanë treguar përkushtim dhe aftësi të larta, duke kaluar me sukses vlerësime të strikte në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas FSK-së, oficerët kosovarë kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në të menduarit në fushëbetejë, komunikimin efektiv, dhe kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit