Ja pse mungon Edon Zhegrova

- Bota Sot

Ja pse mungon Edon Zhegrova

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Lillet sonte në Ligën e Kampionëve.

Ylli kosovar do të mungojë në sfidën ndaj Sturm Grazit, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Champions.

Trajneri Bruno Genesio ka thënë se lojtari është i lodhur dhe se ka dhimbje pubike, prandaj edhe do të pushohet sonte për të qenë gati për fundjavë.

“Ai ka një muaj e gjysmë që vuan nga dhimbjet pubike, gjë që e pengon atë të stërvitet rregullisht, që të stërvitet 100 për qind. Zgjodhëm që ta linim atë të pushoi”, shpjegoi trajneri i ekipit francez.

Përfaqësuesi kosovar është njëri prej dribluesve më të mirë në Ligën e Kampionëve në këtë edicion, ndërsa s’do të mundë ta ndihmojë Lillen në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Pierre-Mauroy” duke filluar nga ora 18:45.

Zhegrova i ka shënuar katër gola në këtë edicion të Championsit, përfshirë këtu tre në fazën kualifikuese dhe një në atë të ligës.

25 vjeçari e ndihmoi Lillen drejt fitoreve të mëdha ndaj Real Madridit dhe Atletico Madridit, si dhe në barazimin me Juventusin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot