Lojtari gati të luajë për Arsenalin

- Bota Sot

Lojtari gati të luajë për Arsenalin

Mbrojtësi skocez Keiran Tierney pritet të debutojë këtë sezon me fanellën e Arsenal për herë të parë pas më shumë se një viti. 27-vjeçari është grumbulluar për ndeshjen që “topçinjtë” do të luajnë në Champions League ndaj Monaco.

Pas huazimit te Real Societad, ai u dëmtua dhe tani duket se është gati për të luajtur. “Ai është gati për t’u aktivizuar. Keiran po stërvitet shumë mirë dhe do të ketë një mundësi, jam i sigurtë”, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

Një rikthim që vjen në një moment delikat për Arsenal, pasi janë të shumtë mbrojtësit e dëmtuar. Thomas Partey dhe Jurrien Timber munguan në stërvitjen e Arsenal të marten.

Ndërsa Ben Ëhite, Riccardo Calafiori, Takehiro Tomiyasu, Gabriel dhe Oleksandr Zinchenko mungojnë prej kohësh. “Tirney e ka merituar këtë gjë. Ai është i gatshëm dhe ne do t’i japim atij një mundësi”, shtoi Arteta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot