E hoqi mjekrën pas 22 viteve, këtë e bëri trajneri i njohur që drejton klubin e madh të shtetit të rajonit

- Bota Sot

E hoqi mjekrën pas 22 viteve, këtë e bëri trajneri i njohur që drejton klubin e madh të shtetit të rajonit

Prej kohësh Gennaro Gattuso si futbollist dhe tani si trajner dallohej nga mjekra në fytyrë, por më në fund i italiani i njohur ka ndryshuar imazh.

Pas 22 vitesh, Gattuso vendosi të rruaj tërësisht mjekrën pasi trajneri i Hajdukut të Splitit iu bashkua bamirësisë “Beard Action” që tradicionalisht mbahet në Dalmaci.

Është një aksion që grumbullon fonde për promovimin dhe përmirësimin e shëndetit të meshkujve.

Siç informojnë mediat kroate, janë mbledhur rreth 150 mijë euro për shoqatat për luftimin e kancerit në Split, Vinkovc dhe Pulë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot