Rafael Leao: E prisnim kaq të vështirë

- Bota Sot

Rafael Leao: E prisnim kaq të vështirë

Rafael Leao u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në Milan-Crvena Zvezda, teksa në tërheqjen e çmimit dha edhe një deklaratë në lidhur me sfidën e fituar nga kuqezinjtë.

“E prisnim një ndeshje të vështirë edhe sepse trajneri na kishte folur shumë për rivalët duke na përshkruar karakteristikat e tyre. Ata pritën që të gabonim dhe na ndëshkuam, por edhe ne u treguam të zotë duke çuar ndeshjen në binarët e duhur dhe për të marrë këto tri pikë kaq të rëndësishme për klasifikimin”.

Në fakt, vendi për në “play off” duket i sigurtë, por kuqezinjtë duan kualifikimin mes tetë më të mirave. Lidhur me shanset e “Djallit”, sulmuesi portugez deklaroi: “Kemi parasysh që dy ndeshjet e ardhshme nuk do të jenë të lehta.

Se Crvenën e ndërlikuam vetë. Tetëshja është një objektiv, padyshim që i gjithë ekipi dëshiron të jetë ndër më të mirët në Europë. Kështu që ne duhet të fillojmë fuqishëm në ndeshjet e ardhshme dhe ta bëjmë të qartë se Milani dëshiron të fitojë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot