Sulm tronditës me thikë në një shkollë fillore në Zagreb, një nxënës vdes ndërsa pesë të tjerë dhe mësuesi mbesin të plagosur

- Bota Sot

Sulm tronditës me thikë në një shkollë fillore në Zagreb, një nxënës vdes ndërsa pesë të tjerë dhe mësuesi mbesin të plagosur

Një adoleshent ka plagosur një mësues dhe gjashtë nxënës në një shkollë fillore në Zagreb.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në shkollën fillore “Preçko”, ku një adoleshent ka hyrë brenda objektit dhe ka sulmuar me thikë një mësues dhe gjashtë fëmijë.

Mësohet se njëri nga nxënësit e plagosur ka vdekur.

Ndërsa sulmuesi më pas ka plagosur veten.

“Sot, më 20 dhjetor, në një institucion arsimor në zonën e Preçkos, një i ri ka plagosur me një mjet të mprehtë një mësues dhe disa nxënës. Sulmuesi është nën vëzhgimin e policisë. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore”, ka deklaruar policia.

Një helikopter është ulur në afërsi të shkollës për t’u dalë në ndihmë viktimave të sulmit.

Ndryshe, raportojnë mediat kroate se sulmuesi është rreth 15 vjeç.

Tani, autoritetet kanë rrethuar shkollën nga të gjitha anët, por detaje tjera nuk janë bërë të ditura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot