Më të fundit nga sulmi në Gjermani - të paktën 11 të vdekur e 80 të plagosur

- Bota Sot

Më të fundit nga sulmi në Gjermani - të paktën 11 të vdekur e 80 të plagosur

Numri i personave të prekur nga sulm i dyshuar terrorist me makinë sonte në Magdeburg të Gjermanisë ka arritur në 91, prej tyre janë 11 të vdekur dhe 80 të lënduar.

Shoferi ka përplasur me shpejtësi makinën e tij në turmën e vizitorëve në tregun e Krishtlindjes, sipas Bild.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale Matthias Schuppe dhe zëdhënësi i qytetit Michael Reif konfirmuan se incidenti po hetohej si një sulm i qëllimshëm.

"Pamjet nga vendi i ngjarjes janë të tmerrshme. Sipas informacioneve të mia, makina ka përplasur vizitorët e tregut të Krishtlindjeve", tha Reif.

Edhe pse autoritetet gjermane njoftuan menjëherë pas sulmit, dy orë pas sulmit, se sulmuesi ishte arrestuar, identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Kryeministri i shtetit federal gjerman të Saksonisë, Reiner Haseloff është nisur për në Magdeburg, raporton televizioni gjerman MDR.

"Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani, në ditët para Krishtlindjes," tha ai.

Një grua e intervistuar nga Bild tha se shoferi u fut me shpejtësi në zonën e tregut të Krishtlindjes në Magdeburg.

"Kishte shumë familje. Unë arrita të hidhem mënjanë me fëmijën tim në minutën e fundit," tha ajo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot