Ambasadori gjerman kundër Musk: X nuk veproi pas thirrjeve anti-islam të të dyshuarit

- Bota Sot

Ambasadori gjerman kundër Musk: X nuk veproi pas thirrjeve anti-islam të të dyshuarit

Ambasadori gjerman në Mbretërinë e Bashkuar tha se Elon Musk ka pyetje për t’iu përgjigjur se pse kompania e tij, X, nuk ndërmori veprime pas aktivitetit online të të dyshuarit.

Kjo pasi Taleb A postoi deklarata anti-islamike, teori konspirative dhe kërcënime në platformë.

Bëhet e ditur se ambasadori Miguel Berger tha se Akti i Sigurisë Dixhitale i BE-së kërkon që kompanitë e rrjeteve sociale të veprojnë në raste të tilla, por kjo nuk ndodhi.

Sipas Berger, i dyshuari “ishte jashtëzakonisht aktiv me kërcënime në X”, shkruan skynews.

“Pyetja është, a vepron X vërtet kundër këtyre gjërave”, tha Berger.

“Ne kemi një Akt të Sigurisë Dixhitale në Bashkimin Evropian i cili kërkon që rrjetet sociale të veprojnë. Kjo nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

Ndryshe, Elon Musk i bëri thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të jepte dorëheqjen dhe kritikoi gjerësisht qeverinë gjermane pas sulmit.

“Unë mendoj se Elon Musk – përpara se të japë këshilla të padëshiruara për qytetarët gjermanë – ai duhet të shikojë përgjegjësinë e platformës së tij”, tha ambasadori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot