Publikohen rezultatet e analizave të mandarinave nga Shqipëria

- Gazeta e Prizrenit

Publikohen rezultatet e analizave të mandarinave nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar (MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera.

Rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat në fjalë i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën me dije se ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum.

“Duke ndjerë përgjegjësinë ligjore sipas mandatit zyrtar, ne kemi vepruar menjëherë pas ngritjes së dyshimeve rreth sigurisë se produktit Mandarinë edhe pse notifikimet nga RASFF nuk kanë qenë për produktet të cilat janë dërguar në ndonjë formë apo tjetër në treg të Kosovës. Tani me nxjerrjen e rezultateve laboratorike është konfirmuar se mandarinat janë të sigurta për konsum”.

Tutje thuhet se do të vazhdojnë me kontrolle të ngarkesave ne import sipas vlerësimit te riskut, duke përfshirë edhe masat shtesë të kontrollit në te gjitha fazat inspektuese, përfshirë edhe marrje mostrash dhe testime laboratorike.

“Çdo produkt që ka për synim tregun e vendit tonë, gjithmonë inspektohet në mbikëqyrje të përmbushjes se kritereve ligjore të sigurisë ushqimore”.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit