Nuk duron më: Milani është histori dhe status

- Bota Sot

Nuk duron më: Milani është histori dhe status

Antonio Kasanos nuk i janë pëlqyer deklarata e fundit të Xherri Kardinales, pronarit të Milanit. Sipas tij, drejtuesi është shumë i fokusuar në mënyrën amerikane të punës dhe nuk e kupton se në Europë, klubet e futbollit u përkasin tifozëve dhe nuk janë tërësisht në pronësi të atyre që i kanë blerë.

“Milani nuk është i yti, është i njerëzve, duhet t’ia shpjegojnë në Amerikë. Milani nuk është Samartineze, por një prej skuadrave më të rëndësishme në botë, Milani, sado keq që të shkojë, në një vit ku shkon keq duhet të luftojë për të fituar diçka. Ai mendon ’e bëj të arrijë 5 miliardë, 6 miliardë, 10 miliardë’ për interesat e tij.

Jo, jo. I dashur Kardinale, i dashur Furlani. Milani është siç e kam thënë shumë herë për skuadra të tjera. Pasi ti merr borxh dhe në një vit atë që fitohet e paguan dhe nuk e vendos në xhepin tënd. Kjo është e para.

E dyta, është i tifozëve. Ta kujtojmë. Dhe jo që ti të rrish në Amerikë të bësh çfarë të do qejfi, Boston Sëlltiks, të shohësh bejsboll dhe gjëra të tjera. Milani është diçka serioze dhe eja këtu e trego fytyrën dhe vër të punojnë profesionistët e jo Furlanin, i cili nuk di nga të kthehet, i cili nuk njeh legjendat e Milanit. Milani është histori e status, si po e trajton dhe si po sillesh, po tregon se je i paaftë”, ishin fjalët e Kasanos në një emision televiziv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot