Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, dha arsyet e tij se pse partia e tij nuk votoi per certifikimin e Listës Serbe, por duke folur më shumë për Vetëvendosjen.
“Qeta të njëjtit dje që po bëjnë këtë populizëm në funksion të konsolidimit të pushtetit, në funksion të rujtjes së votave, sepse janë në teposhtëze të madhe të votave”, ka thënë Kastrati në DPT Te Fidani.
“E ka parë populli që veç mashtrime retorika boshe dhe rrena deri në gatishmëri. Qeta të njëjtit kanë votu 360 mijë Listës Srpska masi ka ndodh rasti në Banjska. Qeta të njëjtit rrenca të Vetëvendosjes, qeta të njëjtit mashtrues, qeta fmijaqa, e kanë votu me dorë të vet 360 mijë buxhetin Lista Srpska-s pasi ka ndodh sulmi në Banjska”.
“Por atëherë s’ka pasë zgjedhje, s’ka pasë fushatë. Këta me pasë qenë patriotë qatëherë kishin thanë, a di çka? S’e votojna. Kaq”.