Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli për mediat duke analizuar vitin që po përfundon: "Objektivisht ky 2024 është i vështirë për tu përmirësuar. Unë them gjithmonë se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë. Jemi të lumtur për sukseset e arritura dhe për objektivat historik që arritëm për të fituar të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian duke luajtur futboll të shkëlqyer”.
Çfarë la Kampionati Evropian?
"Ne shkuam hap pas hapi dhe kuptuam se mund tia dilnim. Kjo më dha një ndjenjë krenarie. Rikuperuam frymën e vitit 2010, atë të cilës i referohesha gjithmonë. Ajo që na nxori të gjithëve në rrugë për të festuar”.
Cili ishte fillimi i gjithë kësaj?
"Liga e Kombeve ishte fara e gjithçkaje që po ndodh sot. Na vendosi në vitrinën e mediave ndërkombëtare, si një ekip i fuqishëm. Për mua Liga e Kombeve është po aq e vështirë sa një Kupë Evropiane. Për më tepër, ne ishim të parët që fituam dy tituj radhazi të Ligës së Kombeve”.
Cili është objektivi i radhës?
"Ne të gjithë po e shikojmë Kupën e Botës 2026 me cepin e syve tanë. Është ngjarja më e rëndësishme në futboll. Por për të arritur mirë në Kupën e Botës ne duhet të vazhdojmë të konsolidojmë idenë dhe projektin tonë”.