Krishtlindjet, Athina mbushet me fenerë! Mesazhe shprese dhe paqeje

- Bota Sot

Krishtlindjet, Athina mbushet me fenerë! Mesazhe shprese dhe paqeje

Qielli i Athinës u mbush me fenerë në prag të Krishtlindjeve gjatë “Natës së urimeve”.  Nga sheshi Kotzia qindra qytetarë dërguan me anë të fenerëve prej letre mesazhe të  përjetshme të shpresës dhe paqes.  

Ishin qytetarë të të gjitha moshave, por edhe vizitorë që u mblodhën jashtë bashkisë së Athinës duke ju përgjigjur thirrjes së kryebashkiakut Haris Doukas dhe për të dërguar urimet e tyre në pragun e Krishtlindjeve .

“Është një natë urimesh. Mblodhëm mijëra njerëz dhe mijëra urime. Fenerët po udhëtojnë aktualisht në qiellin e Athinës. Jemi shumë të lumtur. Athina feston, bëhet një përqafim i madh  dhe një ngjarje shumë e bukur për të gjithë! Gëzuar Krishtlindjet!”

Fluturimi i 1500 fenerëve u shoqërua me përzgjedhje muzikore festive të kuruara nga radiostacioni i qytetit “Athina 9.84”.

Sipas bashkisë së Athinës, fenerët që u shpërndanë – falas – për publikun gjatë “Natës së  Urimeve” janë prej letre të biodegradueshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot