Monarku i Spanjës bën homazhe për viktimat e përmbytjeve

- Bota Sot

Monarku i Spanjës bën homazhe për viktimat e përmbytjeve

Në fjalimin e tij të Krishtlindjeve ai u shpreh se stuhia shkatërruese nxorri mësime për të forcuarmasat në të ardhmen

Mbreti spanjoll Felipe VI përdori fjalimin e tij tradicional të Krishtlindjeve për të kujtuar viktimat e përmbytjeve katastrofike të Valencias.

Në fjalim, Felipe tha se Spanja nuk duhet të harrojë kurrë dhimbjen dhe trishtimin që shkaktuan përmbytjet.

“Këtë prag Krishtlindjesh, dua t’i referohem fillimisht dhe jam i sigurt se do ta kuptoni, stuhisë Dana, e cila goditi me forcë të pazakontë zona të ndryshme në lindje dhe jug të Spanjës, veçanërisht në Valencia. Njerëzit që humbën jetën dhe ata që janë ende të zhdukur meritojnë gjithë respektin tonë dhe nuk duhet të harrojmë kurrë dhimbjen dhe pikëllimin që ata kanë lënë në familjet e tyre. Është një realitet që është vështirë të pranohet, por nga i cili të gjithë duhet të nxjerrim mësimet e nevojshme për të na forcuar si shoqëri dhe për të na ndihmuar të rritemi.”

Përmbytjet e 29 Tetorit vranë më shumë se 225 njerëz në Spanjën lindore, duke dëmtuar shtëpi dhe duke i kthyer shumë zona në gërmadha.

Në fillim të Nëntorit, tronditja e spanjollëve u shndërrua në zhgënjim, drejtuar veçanërisht autoriteteve rajonale që nuk arritën të shpallnin alarme në kohë në telefonat celularë të tyre ditën e përmbytjeve.

Ai trajtoi gjithashtu krizën e banesave në vend dhe qiratë e larta, të cilat janë bërë një shqetësim kryesor në vendin e Evropës Jugore si dhe krizën e emigracionit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot