Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar si të bazuar ankesën e Listës Serbe, e cila nuk ishte certifikuar a Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e nëntë shkurtti 2025.
Në një vendim i cili mban datën e ditës së sotme, thuhet se "Anulohet njoftimi i KQZ, i datës 23.12.2024".
Po ashtu, PZAP ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe dhe kanadidatët saj.
Ndryshe, ditë më parë me votat e përfaqësuesve të LVV-së, KQZ-ja kishte vendosur të mos e certifikojë Listën serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo, për shkak të qëndimeve të këtij subjekti kundër shtetit të Kosovës.