Shqiptari bashkohet me ish - yllin e Arsenalit

- Bota Sot

Shqiptari bashkohet me ish - yllin e Arsenalit

Ernest Muçi duket se do të largohet shumë shpejt nga Besiktas.

Në mos në merkaton e janarit, largimi i tij nga gjiganti turk në verë është shumë i mundur, për të mos thënë i sigurt.

Klubi nga Stambolli ka bërë së fundmi listën e lojtarëve që do të nxjerrë në shitje.

Ernest Muçi dhe ish-ylli i Arsenal, Alex Oxlade-Chamberlain janë në “ankand”.

Gjithashtu edhe lojtarë si Al Musrati, Onul Bulut, Arthur Masuaku dhe Jean Onana.

Kujtojmë që në këtë sezon, 23-vjeçari i Kombëtares shqiptare është aktivizuar me Besiktas në 18 ndeshje, total prej 935 minutash. Në këto minuta që i janë dhënë, Muçi ka shënuar 4 gola e asistuar në 2 të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot