Emrat që nuk harrohen, gjenerata e artë e KF Prishtinës

- Bota Sot

Emrat që nuk harrohen, gjenerata e artë e KF Prishtinës

Prishtina ka qenë më shumë se skuadër futbolli në vitet e 80-ta.

Disa herë stadiumi nuk ka pas kapacitet t’i zërë të gjithë ata tifozë të interesuar, mbi 40 mijë shikues si në përballjen me Hajdukun e Splitit (0:0 - 1984), Partizanin e Beogradit (1:0 - 1986) etj.

Emrat që nuk harrohen, që lanë gjurmë në vitet e 80-ta, pesë vite ishte pjesë e rangut më të lartë të futbollit ish jugosllav.

Pjesë e këtij klubi ka qenë edhe Shpendi, djali i trajnerit të madh, Jakup Abrashi (i ndjerë).  

Në foto, nga rreshti i tretë, nga e majta Shukri Paçarada, i ndjeri Goran Popuvac, Rifat Mehinoviqi, Behajdin Gjinali, i ndjeri Faton Domi, i ndjeri Rade Stevanoviq, Ramadan Cimili, Xhevdet Muriqi, Fadil Muriqi, Ramiz Budeci.

Rreshti i dytë: Neshet Zhaveli, i ndjeri Fadil Vokrri, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rafet Prekazi, Arbnor Morina, Kujtim Shala, Ramiz Krasniqi, Kosta Llaliq.

Ulur: Jusuf Tortoshi, Mensur Nexhipi, Agim Cana, i ndjeri Shefqet Sinani, Luan Dërrmaku, Afrim Tovërlani, Salih Lugolli dhe Shpend Abrashi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot