Viti kalendarik futbollistik në Shqipëri mbyllet sot me ndeshjen e Superkupës mes Egnatias dhe Kukësit, që dhuron një trofe simbolik që realisht nuk ka asnjë vlerë ekonomike pasi nuk ka as shpërblim për ekipin fitues.
Egnatia vjen në këtë ndeshje si fituese e Superiores në fuqi, teksa kërkon treofeun e tretë të vitit pasi triumfoi edhe në finalen e Kupës, pikërisht ndaj Kukësit. Verlindorët duan të hakmerren për atë finale të humbur, teksa kanë një mundësi për të bërë të tyrin një trofe madhor në këtë cikël që kanë nisur me drejtuesit e rinj të klubit.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dobjani, Malota, Xhemajli, Ndreca, Fangaj, Rama, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Lushkja, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova
KUKËSI: Dervishaj, Lamellari, Jusuf, Danaj, Dragoshi, Selita, Kapllanaj, Nasir, Metani, Hasaj, Beshiraj.
Trajner: Emiliano Ccela.