Trajneri i Flamurtarit jep premtimin për festat

- Bota Sot

Trajneri i Flamurtarit jep premtimin për festat

Flamurtari po garon për t’u ngjitur në Superiore dhe është mes top 3 pretendendëve për t’a arritur këtë gjë.

Tekniku Andrea Agostinelli ka marrë pushim për Krishtlindje si lojtarët dhe nuk ka munguar në këtë ditë festive me urimin e tij.

Trajneri i vlonjatëve shihet në shtëpinë teksa përshëndet çdo tifoz të klubir bregdetar. Italiani lëshon dhe një premtim për festa duke thënë se uron që djemtë të fitojnë kampioantin e sivjetshëm.

Flamurtari është shumë pranë rikthimit në Superiore pas kaq shumë vitesh mungesë në elitë, vend ku jemi mësuar t’a shikojmë përherë. Pas peripecive në sezonet e fundit, pak a shumë si Elbasani, tanimë klubi vlonjat mund të jetë fitimtar, objektiv ky i ish-menaxherit të Partizanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot