Kjo është gjendja shëndetësore e Fabianskit

- Bota Sot

Kjo është gjendja shëndetësore e Fabianskit

Lukaz Fabianski ka pësuar një lëndim të rëndë sot gjatë ndeshjes mes West Hamit dhe Southamptonit.

Portieri polak pati një përplasje të fortë me mbrojtësin e Southamptonit, Nathan Wood, i cili e goditi në fytyrë.

Ai u largua me barelë nga fusha dhe gjendja shokëve të tij ishte shqetësuese.

Por pas ndeshjes, trajneri i West Hamit, Julen Lopetegu tha se Fabianski nuk u dërgua në spital, por u trajntua në dhomat e zhveshjes.

“Fatmirësisht ai ishte i vetëdijshëm në dhomën e zhveshjes. Unë fola me të dhe mjeku më tha se ndihej mirë, ose më mirë. Kështu që unë jam pozitiv për të dhe ai tregoi se pak a shumë i kishte rikuperuar shqisat. Kur ndodhi, kisha shumë frikë dhe kisha frikë nga më e keqja. Ne ishim të shqetësuar.

Ai kishte oksigjen pas një goditjeje në kokë dhe nuk ishte shumë i sigurt për veprimet e tij. Nuk e kisha parë. Dhe ai nuk shkoi në spital, jo për momentin gjithsesi.”, deklaroi Lopetegu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot