Sfilata e Komunës së Prizrenit për më të mirët e vitit në kulturë e sport

- Gazeta e Prizrenit

Sfilata e Komunës së Prizrenit për më të mirët e vitit në kulturë e sport

Ditë më parë (me 20 dhjetor) DKRS-ja në Prizren shpalli më të mirët në lëmin e sportit.

Ajo që bie në sy për të keq është mos përfshirja e disa emrave në këtë listë ‘përzgjedhjesh’, që të bënë të dyshosh e pyesësh kush ishin ‘meritat’, me të cilën u vlerësuan disa laureatë ?

Në këtë mes s’do mend kishte dhe të merituar. Por, shumica e tyre kishin edhe ngatërrime me thirrjen adekuate-mirënjohjen, që le shumë për të dyshuar se kishte në fakt të merituar më shumë të tjerë, që nuk janë përfshirë.

Sylejman Shala, është nëjri nga trajnerët e njohur me vite. Madje, i vlerësuar si më i miri bashkë me klubin “Prizreni” nga Federata e Mundjes.

Ai nuk ishte askund. Pse ?!
Rezultatet e KB Bashkimi (femrat) s’mund t’i kontestojë. askush. I merituar vlerësimi për të e trajnerin.

Tek punëtorët sportivë, Moni Përteshin askush s’mund ta kontesojë. Sukseset e klubit flasin vetë.
Por, në këtë kategori të vlerësimit, pati shkarje – shkelje. Në të kaluarën epiteti “Punëtori sportiv”, është dhënë vetëm për ata individë, që s’marrin pagë në klub dhe jo për llogaritarë, rrogëtarë apo administratorë (që paguhen). Kjo ndodhi këtë herë !!!

Kjo shpërfill mundin e vullnetarëve-punëtorëve të merituar sportiv.

DKRS-ja vite më parë ka patur një rregullore me të cilën bëhej vlerësimi për klube dhe individ, si p.sh. pjesëmarrja-medalja në kampionat botëror, olimpiad, ballkanik, kombëtar,.. në bazë të secilës edhe gjendej çelësi për vlerësim.

Kulmi i gjithë kësaj ‘sfilate’ të DKRS-së ishte futja e një kameramani për Gazetar të vitit! Kjo është fyerje për komunitetin e gazetarëve dhe të gjithë ata që marrin vesh nga lëmi i gazetarisë.

Njëri nga kriteret që qartazi e ka përcaktuar se kush mund të jetë shpresë, u shpërfill edhe ky.

Ka patur 11-vjeçar dhe 19-vjeçar që janë futur në një thes-në shpresa! Tmerr.

Pa hyrë dhe në detaje tjera, që gabime në vlerësim ka me bollëk, pasiqë jemi edhe në kohë fushate, gjithë atyre që ishin në atë ‘sofër’, u themi: ’u bëftë mirë darka’ !

Parat, janë të popullit – taksapaguesve, vlerësimet e “ekspertëve”!

Gëzuar 2025 !



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit