Kukësi humb në “Arenën Kombëtare”, Egnatia fiton për herë të parë në histori Superkupën e Shqipërisë!

- Gazeta e Prizrenit

Kukësi humb në “Arenën Kombëtare”, Egnatia fiton për herë të parë në histori Superkupën e Shqipërisë!

Egnatia fitoi për herë të parë në histori trofeun e SuperKupës së Shqipërisë, pasi mundi Kukësin 2-0 në finalen e luajtur sot në mbrëmje në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Rrogozhinasit triumfuan me golat e Serxho Ujkës dhe Soumaila Bakayoko.

Lexo edhe:

“Sfilata” e Komunës së Prizrenit për më të mirët e vitit në kulturë e sport

Egnatia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ilir Dobjan (GK), Albano Aleksi, Regi Lushkja, Soumaila Bakayoko, Renato Malota (C), Edison Ndreca, Arbin Zejnullai, Arbenit Xhemajli, Rezart Rama, Serxho Ujka dhe Abdurraman Fangaj.

Kukësi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishaj (GK), Erest Lamellari, Abiodun Basit Yusuf, Albi Matani, Mario Berishaj (C), Francesko Hasaj, Abdulkadir Abubakar Nasir, Xhuljan Kapllanaj, Redon Dragoshi, Geri Selita dhe Redon Danaj.

Egnatia dominoi takimin që në fillim dhe pas disa rasteve të mira ja doli mbanë të zhbllokonte rezultatin me Serxho Ujkan në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë ndeshja u bë tepër interesante. Kukësi shpërdoroi disa mundësi të mira me kapitenin Beshiraj. Megjithatë, Egnatia realizoi golin e dytë në të 85-ën me Soumaila Bakayoko. Ndeshja u mbyll 2-0 për Egnatian.

Zv. Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, shpërndau medaljet për ekipet dhe i dhuroi trofeun e Superkupës Egnatias.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit