Partizani mbyll vitin 2024 në krye të renditjes

- Bota Sot

Partizani mbyll vitin 2024 në krye të renditjes

Kampionati “Abissnet Superiore” U-17 për vitin 2024 është mbyllur me një rivalitet të fortë mes dy ekipeve të kryeqytetit, Partizanit dhe Tiranës.

Pas 15 javësh të zhvilluara, të kuqtë dhe bardheblutë janë me pikë të barabarta, nga 36, por Partizani mban vendin e parë falë avantazhit në ndeshjet direkte. Një sfidë është fituar nga të kuqtë me rezultatin 3-0, ndërsa përballja tjetër ka përfunduar në barazim 3-3.

Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-17, në vendin e tretë renditet Apolonia, ndërsa Vora dhe Vllaznia plotësojnë renditjen e pesë vendeve të para.

Sipas rregullores së përcaktuar nga FSHF, kampionati i rregullt mbyllet pas javës së 18-të dhe më pas do të nisë faza “play-off” dhe “play-out”, ku ekipet do të garojnë për titullin kampion dhe mbijetesën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot