Me afrimin e 31 dhjetorit, Dani Olmo duket gjithnjë e më larg Barcelonës.
Kjo është befasia e vitit në La Liga, sepse ngjarje të tilla ndodhin shumë rrallë në futboll.
Mesfushori spanjoll është i regjistruar deri më 31 dhjetor dhe për shkak të rregullave të Fair Play Finaciar.
Më tej, klubi nuk mund të vazhdojë regjistrimin e tij.
Menaxheri i Olmos, Andy Bara, dyshohet se po negocion me dy klube angleze, Manchester City dheManchester United.
Katalanasit po tentojnë të apelojnë në gjykatën civile në Barcelonë, ku do të paraqesë argumentet e tyre në nisjen e javës së ardhshme.
Barcelona po planifikonte që të fitonte 120 milionë euro duke shitur vende në zonën e re VIP në “Camp Nou”, por deri tani nuk ka ndodhur dhe kjo situatë po e penalizon.