Sulmi i papritur i Ronaldos: Vendim i padrejtë

- Bota Sot

Sulmi i papritur i Ronaldos: Vendim i padrejtë

Kristiano Ronaldo ka përfituar nga prania e tij në “Globe Soccer Awards” për të sulmuar ashpër organizatorët e “Topit të Artë”.

Portugezi, të cilit iu dorëzua një çmim special si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve, foli para sallës për trofeun që krijoi shumë polemika pasi u fitua nga Rodri.

“Vinicius do ta kishte merituar ”Topin e Artë”. Sipas meje, vendimi nuk ishe aspak i drejtë.

Edhe Rodri e meritonte, por besoj se këtë vit ky trofe duhej t’i shkonte Vinicius, sidomos për golin vendimtar që shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve.

Kjo është një nga arsyet pse unë vlerësoj në mënyrë të veçantë “Globe Soccer Awards”, i caktojnë çmimet në mënyrë më të ekuilibruar”, tha ai gjatë ceremonisë së sotme në Dubai.

Në ceremoninë në fjalë ishte pikërisht Vinicius ai i cili u shpall fitues si lojtari më i mirë i vitit, në një garë ku kundër kishte pikërisht disa emrat me të cilët kishte rivalizuar edhe për “Topin e Artë”, por të cilin e pa të shkonte në duart e Rodrit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot