Kush u prin protestave në Serbi? Gazetarja nga Presheva: Novi Sadi, veç një alibi…

- Bota Sot

Kush u prin protestave në Serbi? Gazetarja nga Presheva: Novi Sadi, veç një alibi…

Gazetarja Ardita Behluli, ishte në një lidhje direkte nga Persheva për “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Ajo ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi e cila po përballet me protesta masive që prej rënies së strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku vdiqën 15 persona.

Behluli tha se rrëzimi i strehës ishte një pretekst për të nisur protestat e studentëve të cilët sipas saj kishin shumë pakënaqësi.

“Unë mendoj se ishte një alibi çështja e rënies së strehës, pasi lëvizjet studentore kishin një revoltë dhe pakënaqësi sa i përket qasjes së republikës së Serbisë në raport me të rinjtë dhe investimet që bëhen në sistemet arsimore, sidomos në universitete.

Numri më i dukshëm ishte në Beograd ku është përllogaritur që kanë qenë rreth 100.000 protestues”,-tha Behluli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot