Mjegulla “pushton” Mbretërinë e Bashkuar, aeroportet përballen me vonesa dhe anulime

- Bota Sot

Mjegulla “pushton” Mbretërinë e Bashkuar, aeroportet përballen me vonesa dhe anulime

Londra Heathrow, London Gatwick dhe Mançester, tre aeroportet më të ngarkuara në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me ndërprerje të fluturimeve për shkak të mjegullës.

Pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar është mbuluar nga mjegulla ditët e fundit dhe moti po ndikon teksa aeroportet përpiqen të rifillojnë oraret e tyre normale të fluturimeve pas Krishtlindjeve.

Shumë fluturime që ngrihen nga Gatwick të Premten janë vonuar me një deri në tre orë me ndërprerje që ka vazhduar deri në këtë mbrëmje, sipas bordit të nisjeve në internet të aeroportit. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në aeroportin e Mançesterit.

Udhëtarët që nisen nga të dy vendet u kërkohet të kontrollojnë me linjat e tyre ajrore përpara se të udhëtojnë, pasi kufizimet e trafikut ajror janë vendosur.

Në Heathrow, British Airways është detyruar të anulojë një pjesë të vogël të fluturimeve, ndërsa të tjerat janë vonuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot