Do t’u dorëzohet Vuçiq protestuesve? Politikani serb zbulon skenarin

- Bota Sot

Do t’u dorëzohet Vuçiq protestuesve? Politikani serb zbulon skenarin

Politikani serb, Nenad Canak teksa ka komentuar situatën e protestave në Serbi, sa e vështirë është në fakt të mundet Vuçiç nga këto protesta dhe nëse këto të fundit do të sjellin rezultat.

“Studentët në fakt nuk e duan këtë pushtet por nuk kanë asnjë vision të qartë se si shteti duhet të duket. Këto manifestime do të veniten pa arritur ndonjë rezultat konkret”, tha politikani serb.

Canak gjithashtu ndan mendimin se është vështirë që Vuçiç të dorëzohet para protestuesve.

“Partia progresiste serbe është një kompani që sillet sikur e zotëron Serbinë dhe jo si një parti politike që duhet të qeverisë në favor të shumicës së njerëzve. Është e vështirë për Vuçiç të largojë këdo nga rrjeti i rij pasi pjesëtarët e tij dinë shumë gjëra për këto projekte korruptive të bëra në 12 vitet e fundit.

Kemi një situatë ku njerëzit kanë frikë kur shantazhohen me vendet e punës. Nuk kemi alternativë për të mundur Vuçiç, pasi ai kontrollon paratë, financat, opinion publik dhe mediat që përkrahin opozitën janë mbyllur për shkak të kundërshtimit që kanë ndaj regjimit”, tha Nenad Canak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot