Ish-trajneri i Romës, Fabio Capello, i ka këshilluar drejtuesit e ‘romakëve’ që të mbajnë Paulo Dybala-n.
Sulmuesi argjentinas është i lidhur kalim tek gjiganti turk Galatasaray në afatin kalimtar të janarit.
“Unë gjithmonë do të doja t’i mbajë lojtarët e mirë”, ka thënë Capello për ‘La Gazzetta dello Sport’.
“Nëse diskutojmë për Dybalan, ai ka disa probleme fizike, ne e dimë këtë, por kur ai është mirë dhe del në fushë ai gjithmonë bën diferencën”, ka pohuar Capello.
Ai beson në punën që po bën trajneri Claudio Ranieri.
“Ranieri do të ketë kohë deri në fund për të punuar dhe për ti kthyer dinjitet skuadrës. Ai po e bën punë të mirë, me shumë dëshirë. Claudio më duket shumë i vendosur”, ka përfunduar Capello.