Redon Xhixha drejt Superligës

- Bota Sot

Redon Xhixha drejt Superligës

Futbolli shqiptar ka ulur siparin për këtë vit kalendarik dhe tashmë vëmendja është fokusuar te merkato.

Emri më i lakuar është ai i Redon Xhixhës. Ish-sulmuesi i Tiranës ka gjetur pak hapësira te Qarabak, duke qenë edhe një alternativë për t’u larguar.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Partizani, që me afrimin e mundshëm të Xhixhës do të shtonte edhe profilet për repartin e sulmit. Xhixha do të ishte gati të merrte një rol parësor dhe të mbante peshë mbi supe sa i përket ofensivës.

Sulmuesi është gjithnjë e më pranë kryeqytetasve, megjithëse deri më tani negociatat nuk janë finalizuar dhe gjithçka mund të ndodhë. Opsioni tjetër flitet të jetë Egnatia, por duket se më së shumti është drejt “Demave”.

Rrogozhinasit kërkojnë emra cilësor për t’u përforcuar gjithnjë e më shumë dhe për të shtuar forcat në rrugën drejt mbrojtjes së titujve kampion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot