Një rikthim i mundshëm me Tottin?

- Bota Sot

Një rikthim i mundshëm me Tottin?

Ilary Blasi po përgatitet për një “debutim” special. Më 9 janar ajo do të shfaqet në “Netflix” me serialin “Ilary”, një seri me pesë episode që tregon jetën e saj pa filtra dhe pa skenarë. Në një intervistë për revistën “Grazia”, ajo ndau disa detaje: “Në këtë serial tregoj kush jam në të vërtetë. Nuk ka skenar, u kënaqa shumë. Ishte një projekt që doja ta realizoja prej kohësh”.

Ilary flet për rolin e saj si nënë e tre fëmijëve, Cristian, Chanel dhe Isabel. “Jam e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë.

Dal edhe kundër fëmijëve të mi nëse gabojnë”, – shprehet ajo, duke treguar një anë të vendosur dhe autentike të prindërimit të saj.

Në intervistë, Ilary flet gjithashtu për dashurinë e saj të re: biznesmenin gjerman, Bastian Muller, të cilin e njohu rastësisht në “lounge” të një kompanie ajrore. Një takim që i ka sjellë qetësi dhe entuziazëm të ri.

Sa iu përket komenteve për ata që shpresojnë një rikthim me ish-bashkëshortin e saj, Francesco Totti, prezantuesja televizive italiane u përgjigj me pjekuri: “E gjej si një gjë të ëmbël, por nuk është e mundur.

Pastaj nuk do të ishte respektuese ndaj atyre që janë pranë nesh tani”. Më qartë se kaq nuk mund të thuhej, Ilary Blasi nënvizon mbylljen e një kapitulli dhe përqendrimin tek e ardhmja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot