Ish - sulmuesi i PSG-së dhe Napolit merr vendimin

- Bota Sot

Ish - sulmuesi i PSG-së dhe Napolit merr vendimin

Ish - sulmuesi i PSG-së dhe Napoli, Edinson Cavani ka bërë të ditur se së shpejti do të varë këpucët dhe ka siguruar se Boka Xhuniors do të jetë klubi i tij i fundit

.“Unë kam thënë tashmë se do ta mbyll karrierën time te Boka dhe mendoj se do ta respektoj këtë vullnet”, tha uruguaiani në një intervistë për Diario Olé .

Kontrata e “Matadorit” me klubin argjentinas skadon më 31 dhjetor 2026 dhe tetorin e kaluar ai e kishte zgjatur atë për një vit. Sulmuesi, 37 vjeç, mund të luajë për dy vite të tjera.

“Duhet të përgatitemi mirë për vitin 2025”, shtoi Kavani, i cili tashmë është i fokusuar në objektiva të reja.

Që nga ardhja e tij në Argjentinë, ai ka shënuar 23 gola në 55 ndeshje, duke treguar se nuk e ka humbur avantazhin dhe instinktin e tij si golashënues pas një eksperience më pak se të paharrueshme me Valencian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot