Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LVV-së ndaj PZAP-së për Listës Sërpska

- Bota Sot

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LVV-së ndaj PZAP-së për Listës Sërpska

Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe.

Me vendimin e PZAP-së, me datë 25.12.2024 ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Listës Serbe dhe është anuluar njoftimi i KQZ-së së datës 23.12.2024.

Kështu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ishte urdhëruar për cerftifikim të Listës Sërpska dhe kandidatëve të saj.

LVV kishte votuar kundër certifikimit të Listës Serbe, ndërsa partitë opozitare kishin abstenuar. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot