Problemet e vjetra, Barcelona e nis vitin 2025 me minus dy lojtarë

- Bota Sot

Problemet e vjetra, Barcelona e nis vitin 2025 me minus dy lojtarë

Viti i Ri, të njëjtat probleme. Barcelona e nis vitin 2025 me pengesën e regjistrimit të dy lojtarëve, Dani Olmo dhe Pau Victor.

Këtë mëngjes asnjë nga dy lojtarët nuk shfaqet në skuadrën e Barçës në La Liga.

Në klub, megjithatë, ata nuk e konsiderojnë të mbyllët këtë çështje.

Praktikisht nga sot dy sulmuesit janë futbollistë të lirë në treg. Barcelona raportohet se po sheh edhe një mundësi tjetër për të kthyer situatën në favorin e saj, por gjasat po minimizohen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot