Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit, por jo kmapionat.
Mbrojtësi i Kombëtares është shumë larg qëndrimin te Lazio, pasi nuk është në planet e italianëve.
Sipas Alfredo Pedulla bëhet me dije se shkodrani pëlqehet shumë nga Lecce, ekip ku luajnë Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.
Drejtuesit e Lecces kanë kërkaur informacion për Hysajn dhe në janar me shumë gjasa do të tentojnë transferimi e tij.
Nëse kjo lëvizje do të realizohet atëherë do të bëhej bashkë me Ramadanin dhe Berishën, duke shtuar “koloninë” shqiptare te Lecce.
Kujtojmë se Hysaj ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2026, ndërsa nga skuadra aktuale e tij merr një rrogë prej 2.8 milionë euro.