Trajneri i ri i Milanit tregon filozofinë e tij

- Bota Sot

Trajneri i ri i Milanit tregon filozofinë e tij

Serxho Konseiçao ka filluar zyrtarisht detyrën si trajner i Milanit. Trajneri portugez ka shpjeguar filozofinë e tij të lojës në konferencën e parë për shtyp.

Sipas këndvështrimit të tij, futbolli është mjaft i thjeshtë: një lojë me dy porta, ku në njërën duhet të shënosh gol dhe në tjetrën të mos pësosh.

Sa i përket lojtarëve, ai ua bën të qartë se dëshira dhe mentaliteti nuk duhet t’u mungojë asnjë herë.

“Për mua futbolli është i thjeshtë, shumë i thjeshtë. Ka një portë ku duhet bërë gol dhe një tjetër ku nuk duhet të pësosh.

Tiki-taka dhe mbajtja e topit nuk më interesojnë, dua të fus topin brenda. Futbolli dominues është vetë rezultati. Shpirti dhe mentaliteti nuk janë të negociueshëm.

Dua që ta ndjejnë pasionin njësoj si tifozët. Duhet t’i ndriçojnë sytë kur vijnë këtu”, ka deklaruar Serxhio Konseiçao..



Lexoni të gjitha në Bota Sot