Reali e do

- Bota Sot

Reali e do

Real Madridi po planifikon t’i avancojë me optimizëm bisedimet me Trent Alexander-Arnold për ta tranferuar lojtarin në muajin korrik të këtij viti si lojtar të lirë.

Liverpooli refuzoi të negoconte për çmimin e kartonit të lojtarit për muajin janar pasi e konsideron lojtarin e tij si të pashitshëm, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, njëherësh ekspert i transfereve.

Nga ana tjetër, “Los Blancos” po punojnë për ta bindur ekipin menaxherial të mbrojtësit të djathtë, për të cilin po i ofrojnë 25 milionë euro.

Është 1 janari dhe prej sot Trent ka të drejt të diskutojë për kushtet që ia ofrojnë klubet tjera, por edhe të nënshkruajë eventualisht para-kontratë me njërin prej tyre.

Reali e shihte si prioritet Arnoldin që nga marsi i vitit që shkoi, ndërsa tash do t’i përdorë të gjitha forcat në tentim për ta transferuar lojtarin.

Liverpooli nuk e ka ndërmend të diskutojë për muajin janar pasi është i fokusuar të fitojë tituj dhe ndërkohë të mundohet ta gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin për një kontratë të re, për t’i dhënë fund kësaj “telenovele”.

Reali e sheh përfaqësuesin angles si zëvendësim ideal të Dani Carvajalit, i cili muaj më parë pësoi lëndim të rëndë dhe për të ky sezon ka marrë fund.



Lexoni të gjitha në Bota Sot