Thomas Tuchel merr drejtimin e Anglisë

- Bota Sot

Thomas Tuchel merr drejtimin e Anglisë

Thomas Tuchel (51), ish-trajneri i PSG, Chelsea dhe Bayern Munih, është trajneri i ri i Anglisë dhe do të merr postin sot, njoftoi Federata Angleze e Futbollit (FA).

Tuchel u shpall trajner i ri i Anglisë në tetor pasi Gareth Southgate përfundoi mandatin.

"Mund tu them tifozëve të pakënaqur se më vjen keq sepse kam pasaportë gjermane. Ndoshta disa prej tyre e kanë ndjerë pasionin tim në ndeshjet e Premier Ligë. Më pëlqen të jetoj dhe punoj në Angli dhe jam krenar që jam trajner. Shpresoj ta tregoj këtë”, tha ai.

Gjermani pason Southgate, i cili drejtoi kombëtaren angleze nga viti 2016 deri në 2024, dhe Lee Carsley, mandati i përkohshëm i të cilit u zgjat deri në ndeshjet e nëntorit.

Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj në historinë e ‘Tre luanëve’ pas suedezit Sven Goran- Eriksson (2001 -2006) dhe italianit Fabio Capello (2007-2012).



Lexoni të gjitha në Bota Sot