Vuçiq nis 2025 me provokime

- Bota Sot

Vuçiq nis 2025 me provokime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur vitin e ri 2025 me provokime në adresë të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

“Mesazhi im për qendrat e pushtetit në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri dhe shpresoj kot, nuk do ta ndërroni qeverinë në Serbi”, ka thënë ai në Instagram.

Vuçiq ka thënë se “një bisedë me amerikanët për energjinë, përfshirë Industrinë e Naftës së Serbisë është planifikuar për nesër.”

“Ne do të luftojmë për të ruajtur energjinë dhe stabilitetin tjetër të Serbisë.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot