Zhegrova: Në 2025 do të hyj edhe më fuqishëm

- Bota Sot

Zhegrova: Në 2025 do të hyj edhe më fuqishëm

Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen.

Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të cilin po shfaq paraqitje brilante në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, ai është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Prandaj, ish futbollisti i Baselit me të drejt vitin 2024 e konsideron si më të mirin në karroerë.

Ndër të tjera, 25 vjeçari zotohet se do të punojë që viti 2025 të jetë edhe më i mirë për të.

“Deri tash ka qenë viti më i suksseshëm, vitin 2025 do të hy edhe më fuqishëm”, tha Zhegrova në emisionin Sports Show.

Nëse vazhdon me formë të tillë edhe në pranverë, s’ka dyshim se “Messi i Kosovës” do të transferohet në një klub më të madh evropian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot