Ja ku jeton shqiptari i Kosovës që nokautoi Milloshin në Beograd! Rasti i Paraçinit në Serbi i shkaktoi probleme

- Bota Sot

Ja ku jeton shqiptari i Kosovës që nokautoi Milloshin në Beograd! Rasti i Paraçinit në Serbi i shkaktoi probleme

Një emër që nuk do të harrohet kurrë sa të ekzistojë njerëzimi, ai është legjenda e futbollit të Kosovës, Sahit Kelmendi!

Për pesë vite sa ishte Prishtina anëtare e Ligës së Parë ish jugosllave, ai ka qenë ndër futbollistët kyq të kësaj skuadre!

Kur nisën problemet e mëdha për Sahit Kelmendin, shokun e ngushtë të legjendës, të papërsëtishmit Fadil Vokrri?

 

Më 3 shtator të vitit 1987 në Paraçin të Serbisë, Aziz Kelmendi dyshohej se vrau katër ushtarë ish jugosllavë!

Nga ana tjetër, Sahit Kelmendi nuk shikohej më me sy të mirë nga ky rasti i Paraçinit sepse qarqe ish jusgollave dhe shovenizmi serbë, mendonin se ky ka lidhje familjare me Aziz Kelmendin.

Këtë e ka pohuar edhe Sahit Kelmendi për probleme që kishte pas rastit të Paraçinit.

Ditë e shtunë e 19 marsit në stadiumin në Beograd në përballjen mes Rad-it të Beogradit dhe Prishtinës, që u luajt në orët e paradites, duke u transmetuar direkt në RTP, pas përfundimit të ndeshjes rrahje masive, kërcasin bokset e shqelmat mes futbollistëve të Radit dhe të Prishtinës.

Sahit Kelmendi humb durimin nga provokimet e futbollistit të Radit, Millosh Driziq.

Nuk mendoj shumë dhe e hodhi në nokaut Milloshin dy metra mu në stadiumin “Banjica” në Beograd. 

Në rrahje përfshihen edhe legjendat Xhevdet Muriqi e Abdyl Bellopoja duke i dalur në ndihmë Kelmendit.

Në video mund ta shikoni nga minuta e 1.34 sekonda, kur futbollisti Sahit Kelmendi e nokautoi Millosh Driziqin e Radit

Sahit Kelmendi sot jeton në Prishtinë, ka një jetë të mirë dhe kudo është i respektuar.

Një trim që nuk e kishte shoqin. Për rrahjen në Beograd e dënuan me 10 ndeshje, Muriqi me 8 ndeshje e Bellopoja me 7.



Lexoni të gjitha në Bota Sot