Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë

- Gazeta e Prizrenit

Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë

Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bllok 70.

Siç raporton Alsat M babai ka rrëmbyer armën dhe ka gjuajtur në drejtim të të birit duke e lënë të vdekur.

Policia është në vendin e ngjarjes, dhe po heton rastin.
Raportohet se ngjarjes i ka paraprirë një sherr verbal, derisa bëhet me dije se viktima është 39-vjeç derisa dorasi 65-vjeç.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit