Të gjithë sy e veshë nga “Arena e Demave”

- Bota Sot

Të gjithë sy e veshë nga “Arena e Demave”

Partizani do të zbresë ditën e sotme në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore.

Kryeqytetasit do të sfidohen me Kastriotin e Kategorisë së Parë.

Takim që do të luhet në orën 14:30, teksa zhvillohet në “Arenën e Demave”.

Një duel ku do t’iu shërbejë shumë trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve pas festave të fundvitit.

Kujtojmë se “Demat” pjesën e parë të sezonit e mbyllën në vendin e dytë nën klasifikim me 33 pikë, 1 më pak se Dinamo kryesuese.

Ndërkohë Kastrioti që ndodhet në Kategorinë e Parë pas 17 javësh kanë grumbulluar 26 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot