FC Shkupi arrin marrëveshje me portierin e Konyaspor!

- Bota Sot

FC Shkupi arrin marrëveshje me portierin e Konyaspor!

FC Shkupi ka gati edhe transferimin e dytë në kuadër të merkatos së dimrit, pas atij të Emir Yazici, të cilin skuadra nga Çairi e kishte prezantuar pak para vitit të ri.

Burime të sigurta pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se FC Shkupi ka arritur akordin me portierin e Konyaspor, Yavuz Aygün.

I njëjti pritet të prezantohet shumë shpejtë nga drejtuesit e skuadrës shkupjane, të cilët janë në përfundim e sipër të shlyerjes së borxhit ndaj FIFA-s, që ditë më parë kishte paralajmëruar ata për bllokimin e merkatos.

28-vjeçari Aygün skuadrës së Konjaspor i ishte bashkuar këtë verë, kur kishte arritur nga rradhët e Alanyaspor, ndërsa edhe Aygün është një prodhim i shkollës së Trabzonspor, me të cilën skuadër kishte debutuar me 19 maj të vitit 2016-të.

Në moshën 20-vjeçare, i njëjti nga Trabzonspor ishte transferuar te Goztepe, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte mbrojtur edhe portën e Yeni Orduspor, Boluspor, Karagumruk dhe Isparta 32 Spor. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot