Shqiptari po mahnit skocezët, dramë në Edinburg

- Bota Sot

Shqiptari po mahnit skocezët, dramë në Edinburg

Rangers kthehet me një pikë nga stadiumi Edinburgu, duke luajtur baras (3:3) me Hibernian.

Ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit. 

Gjashtë gola dhe secili më i bukur se tjetri. 

Protagonist edhe reprezentusi i Shqipërisë, Nedim Bajrami. 

Bajrami ka asistuar në minutën e 19-të për Igamanen i cili realizoi për rezultazin 0:2.

Për Rangers shënoi het-trik Igamane (4, 19 e 74). 

Për vendasit realizuan Boyle (32 e 61) dhe Bushiri (83). 

Bajrami është zëvendësuar në mintutën e 70-të.

Rangers zë vendin e dytë me 40 pikë e Hibernian në të 7-tin me 26 pikë pas javës së 22-të në Kampionatin e Skocisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot