Lojtari shqiptar shkëlqen në Turqi

- Bota Sot

Lojtari shqiptar shkëlqen në Turqi

Florian Loshaj po bën mjaft mirë në Turqi.

Sot ka asistuar golin e dytë të takimit për Istanbulspor, që po fiton 2-0 përballë Erokspor në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë turke.

Ishte minuta e 49-të, kur Loshaj pasoi për Diara që dërgoi topin në rrjetë.

Më pas mori karton të verdhë dhe trajneri e zëvendësoi për të mos e rrezikuar.

28-vjeçari e ka asistin e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Në total ka asistuar gjashtë gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot