Studentët nga Serbia me mesazh të fuqishëm për Vuçiq dhe njerëzit e tij

- Bota Sot

Studentët nga Serbia me mesazh të fuqishëm për Vuçiq dhe njerëzit e tij

Protestat e studentëve u përhapën në Serbi pas vdekjes tragjike të 15 personave më 1 nëntor 2024 nga shembja e strehës hekurudhore në Novi Sad. Kjo shkaktoi një valë pakënaqësie dhe luftë kundër korrupsionit, dhunës dhe për një shoqëri më të drejtë.

Iniciatorët e protestave janë studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike (FDU), veprimi i tyre nxiti veprime të ngjashme në të paktën 85 fakultete në Serbi.

Ata kanë publikuar një video në X, përmes së cilës iu drejtohen njerëzve të shtetit dhe atyre që i sulmojnë në media. Videoja ka marrë vlerësime të shumta nga qytetarët pasi prek problemet me të cilat përballet Serbia sot.

Mesazhi në video “Nuk je më i zhurmshëm se heshtja”, i drejtohet presidentit Aleksandar Vuçiq dhe njerëzve të tij në politikë dhe media, të cilët me të gjitha forcat po mundohen të diskreditojnë rebelimin studentor.

Fillimisht dëgjohen deklarata të njerëzve të pushtetit, si pretendimet se “shteti nuk do të bjerë edhe për 1555 viktima” dhe se fëmijët janë “pronë e shtetit”, dhe akuza se studentët po veprojnë “për arsye politike” ose “se ata janë stërvitur në Kroaci".

Këto fjalë pasohen nga pamja e Sllavia e mbushur me 100.000 njerëz dhe heshtja e plotë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot