Vendim i rrallë në futboll, futbollisti i Ajaxit vazhdon ndeshjen edhe pas kartonit të kuq

- Bota Sot

Vendim i rrallë në futboll, futbollisti i Ajaxit vazhdon ndeshjen edhe pas kartonit të kuq

Vendim i rrallë në futboll, futbollisti i Ajaxit vazhdon ndeshjen edhe pas kartonit të kuq

Gjiganti holandez Ajax përfitoi nga një vendim i rrallë pasi kapiteni i tyre u lejua ta vazhdonte lojën përkundër faktit se u ndëshkua me karton të kuq. 

Ajaxi momentalisht gjendet në pozitën e dytë në Eredivisie, gjashtë pikë mbrapa liderit PSV Eindhoven pas 17 ndeshjeve të luajtura. 

Ata kanë shijuar një pushim festiv dhe tashmë do të rikthehen në aksion të shtunën ku ata do të presin RKC Waalkwijk në ‘Johan Cruyff Arena’. 

Por, Ajaxi ka qenë i ngarkuar këtë të diel, pasi ata zhvilluan një ndeshje miqësore ndaj Stuttgartit. 

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 2-2 ku lojtarët e të dyja skuadrave morën minuta, por Davy Klaassen mori një karton të kuq vetëm 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. 

Ish-mesfushori i Interit bëri një ndërhyrje të vonë ndaj kundërshtarit në këmbën e tij të djathtë dhe kartoni i kuq ishte i padiskutueshëm. 

Gjyqtari ia dha kartonin e kuq ish-reprezentuesit holandez, sidoqoftë, duket se trajnerët e dy skuadrave patën një diskutim dhe vendosën që ndeshja të vazhdonte me 11 vs 11. 

Por në vend se një lojtar tjetër të futet në lojë, Klaassen mbeti në fushë dhe gjyqtari u pajtua që ai të vazhdonte lojën pasi ishte vetëm një ndeshje miqësore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot